Google ADS

MotoGP, Dovizioso triumfon për Çmimin e Madh të Japonisë

12:31 | 15 Tetor 2017
Arbresh.info

Italiani Andrea Dovizioso ka vazhduar me paraqitje fantastike në MotoGP, duke fituar edhe në Japoni

Andrea Dovizioso ka fituar Çmimin e Madh të Japonisë në MotoGP pas një dueli spektakolar me Marc Marquez dhe mban gjallë garën për titullin kampion.

Piloti italian i skuadrës Ducati parakaloi spanjollin e Hondës në xhiron e fundit, duke prerë vijën e finishit i pari për herë të pestë këtë vit.

Me këtë fitore, Dovizioso e ngushton në 11 pikë diferencën me kryesuesin Marquez.

Në podium përfundoi edhe Danilo Petrucci me Ducati Pramac, ndërsa Valentino Rossi e përfundoi shpejt garën, pasi u rrëzua pas vetëm disa xhirosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme