Motoçiklisti Ben Godfrey që bënte gara në ‘British Superbike Championship’ ka humbur jetën, pasi është përfshirë në një aksident në Donington Park.
Gjatë evenimentit ‘No Limits Track Days’, motoçiklisti profesionist ka rënë nga motoçikleta e tij në pistën që ndodhet në Leicestershire. Ai ishte 25 vjeçar.
Në njoftimin zyrtar thuhet se Godfrey është përplasur me një motoçikletë tjetër dhe ka rënë nga motoçikleta e tij.
“Tragjikisht, ai pësoi lëndime serioze dhe përkundër ndihmës së menjëhershme mjekësore, iu është dorëzuar lëndimeve shumë shpejt”, thuhet në njoftim.
Kolegë dhe bashkëpunëtorë të shumtë kanë shprehur ngushëllime për humbjen e Godfrey më moshë aq të re.
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë
10 kuriozitete për Groenlandën
Lamborghini me shitje rekord në 2024
Dhoma e Përfaqësuesve voton pro sanksioneve ndaj GJNP-së për...
Fenomeni i këtij viti, Gjesti merr përkrahje edhe nga Granit...