Me qëllimin për të ndryshuar imazhin ndaj motoçiklistëve, në Irak ishte themeluar një grup që tashmë është rritur dukshëm.
Grupi u krijua në vitin 2009 nga Bilal al Bayati, i njohur ndryshe si “Kapiteni”, dhe tani ka më shumë se 300 anëtarë, shkruan portali arbresh.info.
Ata bëjnë turne në gjithë Irakun, përfshirë në rrugët kryesore. Madje, ata kanë dhuruar gjak ndaj ushtarëve të lënduar gjatë luftës së tyre kundër Shtetit Islamik (ISIS).
“Ishte ëndërr që kur isha fëmijë për të krijuar një grup të motoçiklistëve”, ka thënë fillimisht Bayati, themeluesi këtij grupi për ‘BBC’. “Fillova i vetëm dhe tani jemi 300 anëtarë”
Grupi gjithashtu nuk është sektar, e vetmja kërkesë është që ju ta duani Irakun dhe motoçiklizmin.
“Në këtë grup askush nuk iu pyetet se kush jeni, nga jeni apo se cilit religjion i përkisni. Ata nuk e dinin se unë isha i krishterë deri në momentin kur erdhën në dyqanin tim dhe e panë një foto të Krishtit”, ka thënë njëri prej anëtarëve të këtij grupi.
Shumica e anëtarëve të janë ish luftëtarë.
Synimi i tyre është të ngritin flamurin e Irakut kudo në botë ku motoçikletat e tyre mund t’i dërgojnë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/bbcnews/videos/10155336016297217/
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...
Debat i ashpër mes Lelës dhe Leos