Google ADS

Mospjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, Sanchon ngurron transferimin te United

14:20 | 8 Maj 2019
Arbresh Info

Manchester Unitedit i janë zbehur shpresat për transferimin e Jadon Sanchos në verë nga Borussia Dortmundi.

‘Djajtë e Kuq’ ka kohë që është e interesuar në transferimin e talentit anglez, por duket se tani janë edhe më larg transferimit të tij.

Manchester United ka dështuar të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, andaj kjo e bënë të vështirë transferimin e Sanchos në Old Trafford, raporton Daily Mail.

Skuadra angleze është e gatshme që ta paguajë shumën rekorde që e kërkon Dortmundi për anësorin, mirëpo është dëshira e këtij të fundit që mos të transferohet atje.

Sancho po e kërkon një klub që luan në Ligën e Kampionëve, gjersa Manchester City mbetet i interesuar së bashku me PSG-n.

Të ngjashme