Google ADS

“Mos të niset asnjë kombëtare për stërvitje me Kosovën”

22:34 | 21 Mars 2019
Arbresh Info

Herolind Shala ka reaguar ashpër pas deklaratës tronditëse nga trajneri Age Hereide se ndeshja e Danimarkës kundër Kosovës do të ishte një “stërvitje”.

Kombëtarja jonë barazoi 2 me 2 në takimin e sotëm (e enjte) kundër Danimarkës, e cila realizoi golin e barazimit gjatë sekondave të fundit të ndeshjes, shkruan portali arbresh.info.

Mirëpo, Shala menjëherë pas ndeshjes në llogarinë e tij në rrjete sociale ka paralajmëruar me një mesazh befasues kombëtaret e tjera para vizitave të tyre në “Fadil Vokrri”

“Stërvitje? Mos të niset asnjë kombëtare për stërvitje me Kosovën”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në gjigantin Facebook.

“Faleminderit për mbështetjen, do të vazhdojmë të ju bëjmë krenar”

Shala ishte pjesë e formacionit startues të përzgjedhur nga Challandes për takimin e sotëm./arbresh.info/

https://www.facebook.com/herolindshala/posts/2385565514788988?__xts__%5B0%5D=68.ARDJS-80lZZan3nE4sUDg7nA7jxV5jjf-pXjFaGVZfx25tmF9iuMlq0vTsdTTirOY73_M3qf02_O1FL7WhfTwkL2DixVlcSaAqCz5INPFUZe5nB56roEbKXTSXI646V-W4c_W2D-mbODDLxFzGvGOKMBRBVcEl1wTTpvzujTGio8_5kNZ5gwyg0l_oIo2ZhKEI0Kh7X3iQpE-bV1NI2nFD83LGJx4Eht5VSeXhyX8Qu0dGzbU5MIdHqsxdy88spLlyX2IpZ18R7QxykPcHlrsy9Q22y8vqijP9h-F4XUK-HHcuvulzGsLSFT1k0i-HY6qA_s5iJhE-g1FAJ-1BTHd8MYpQ&__tn__=-R

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme