Drejtori sportiv i KF Prishtina, Arbnor Morina, ka komentuar rritjen e Përfaqësuesës së Kosovës dhe sfidat që tash e tutje do të përballet me kombëtare më të fuqishme.
“Në përgjithësi jemi euforik. Realiteti është që e kemi pasë Ligën e Kombeve që kemi përfunduar me Maqedoninë. Ata na kanë treguar se Përfaqësuesja e Kosovës ka një rritje. Ajo që na ka gëzuar të gjithëve ka qenë se lojtarët, lojën e tyre standarde e kanë inkorporuar në lojën e tyre. Këtu ka pasë dorë edhe trajneri”.
“Në Ligën e Kombeve kemi shkuar mirë, kemi qenë në atë grup, të cilët kanë qenë si ne. Danimarka po vjen për një ndeshje miqësore për të na ndihmuar dhe çelur sytë. E kemi Anglinë dhe Bullgarinë në grup që nuk ka me qenë lehtë”.
“Në e kemi rastin e Milot Rashicës që ka dalë nga futbolli kosovar dhe i është përshtat futbollit europian. Ne këtë e presim edhe nga Zhegrova. Mentaliteti europian i futbollit nuk pranon asgjë përveç angazhimit dhe disiplinës. Ne e kemi bërë një hap të mirë me Ligën e Kombeve dhe tash na pret një sfidë e re. Ne mund të bëjmë diçka por mos të jemi euforik”.
Morina në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se për ndeshjen e nesërme me Danimarkën lojtarët e Kosovës janë në formë të mirë falë ndeshjeve që po i zhvillojnë me ekipet e tyre.
“Vetë deklarata e selektorit ishte që do ta bëjmë një stërvitje me lojtarët tonë. Danimarka nuk do të del në fushë për të humbur. Por edhe te ne është ndryshuar mentaliteti dhe e kemi një mentalitet fitues brenda ekipet pas Ligës së Kampionëve”.
“Tash ku është niveli i lojës do ta shohim nesër. Edhe trajneri e potencoj që lojtarët janë në formë të mirë falë lojërave që i luajnë në ekipet e tyre. Por mos ta harrojmë që e kemi një Danimarkë të fortë përpara me lojtarë që i kërkon Reali. Nuk është pak, ku kemi filluar dhe ku kemi arritur. Por se cilat kanë me qenë kërkesat e danezeve nesër, nuk e dimë. Loja e parë në kualifikime edhe për ne edhe për danezët është me rëndësi”.
“Kosova ka shkuar mirë, tash po vjen një tjetër kohë kur i kemi kundërshtarët më të fortë dhe nuk e dimë se a do të kemi të njëjtën eufori. Unë mendoj që ADN-ja jonë është për një sport dhe futboll profesional”.
Morina gjithashtu tha se ndeshjen me Bullgarinë Kosova duhet ta fitojë.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...