Nesër lideri momental i Superligës së Kosovës, Arbëria e Dobrajës është nikoqir i FC Feronikeli-t.
Në xhiron e fundit, Arbëria ka triumfuar ndaj Besës së Pejës, kurse Feronikeli ka pësuar humbje ndaj Ballkanit.
Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina në një prononcim për arbresh.info, ka bërë me dije se në këtë ndeshje luajnë për rezultat pozitiv, mirëpo objektivi kryesor është që djemtë të luajnë me angazhim sa më të madh.
“Të luajmë mirë si të gjitha ndeshjet deri tash, lojtarët të jenë me angazhim siç kanë bërë deri tash edhe përmes lojës të synojmë rezultatin pozitiv”, u shpreh fillimisht ai.
Tutje, i pyetur nëse titulli është objektiv, Morina e mohoi shkaku që skuadrat e tjera janë shumë më të përforcuara, kurse synimi mbetet stabilizimi në Superligë.
“Nuk e kemi kurrfarë imperativi titullin e Superligës, sepse ka skuadra shumë më të përforcuara së na. Ne synojmë me u stabilizua sa më tepër dhe djemtë të luajnë sa më mirë”, theksoi Morina.
Momentalisht, Arbëria ka mbledhur shtatë pikë në tri ndeshje, aq sa ka edhe Ballkani në pozitën e dytë, kurse Feronikeli qëndron në pozitën e tretë me katër pikë të tubuara./E.Bytyqi /arbresh.info.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...