Ish-sulmuesi i Real Madridit, Fernando Morientes beson se braziliani i ri Vinicius Junior mund të zhvillohet dhe të jetë një lojtar i klasit botëror, pasi ka bërë një fillim mbresëlënës në kryeqytetin spanjoll.
Braziliani përfundoi një transferim prej 45 milionë eurosh në korrik të vitit 2018 dhe pas një nisme të ngadaltë, ka bërë një ndikim të madh në javët e fundit.
18-vjeçari shënoi golin e tij të dytë të sezonit në fitoren e së dielës 3-0 kundër Alaves dhe filloi ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Copa del Rey kundër Barcelonës të mërkurën.
Këto paraqitje kanë bërë që legjenda spanjolle, Morientes, të thotë fjalë të madha për talentin brazilian.
“Ne ishim të gjithë të interesuar për të parë Viniciusin duke luajtur, për të parë se si ai është zhvilluar”, ka thënë fillimisht Morientes.
“Mendoj se ai është një lojtar shumë mbresëlënës, ai është shumë i mirë në situata një kundër një dhe vrapues i mirë”.
“Ai është ende shumë i ri, ne kemi nevojë për kohë për të parë lojtarin që ai do të jetë, por nëse ai vazhdon të luajë se si ai është tani, ai do të jetë një lojtar i klasit botëror, pa dyshim”.
“Ne duhet t’i japim kohë, nuk mund ta ngarkoni një lojtar të tillë të ri me shumë përgjegjësi sidomos në një klub si Real Madridi”, përfundoi spanjolli.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...