Google ADS

Moreno: Villarreali ka besuar në kualifikim

23:45 | 12 Prill 2022
L G

Villarreali ka bërë befasinë e radhës në Ligën e Kampionëve duke eliminuar nga gara edhe Bayern Munichun.

Asistuesi i golit të barazimit që i siguroi edhe kualifikimin në gjysmëfinale, Gerard Moreno, ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij kanë besuar në këtë arritje.

“Jemi shumë të gëzuar. Që nga shorti me Bayernin, i kemi thënë vetes se mund t’ia dalim. Besimi dhe mënyra si konkurron kjo skuadër, na ka ndihmuar ta arrijmë këtë”.

“Gabuam në ndeshjen e parë që nuk i dhamë fund duelit dhe të gjitha komentet na shërbyen si motivim për ne. Ata gabuan sot (e martë) që nuk e mbyllën dhe ne e shfrytëzuam. Kjo që ka bërë kjo skuadër është shumë e madhe”.

“Do t’i qasemi gjysmëfinales me respekt për kundërshtarët tanë. Është shumë vështirë të fitosh në futboll, por ne merituam kualifikimin. E dinim se do të vuanim në mbrojtje, por do t’i shfrytëzonim rastet tonë dhe në fund, Chukwueze e bëri punën më të madhe”, ka thënë Moreno.

Në gjysmëfinale, Villarreali do të luajë me fituesin e sfidës ndërmjet Liverpoolit dhe Benficas. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme