Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

22:13 | 28 Qershor 2024
K.B

Gjyqtari holandez Danny Makkelie, i cili vendosi drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Italisë, ka përfunduar pjesëmarrjen në Euro 2024.

Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Italisë përfundoi me rezultat 1-1, si rezultat i së cilës kroatët u eliminuan nga Euro 2024 dhe pas ndeshjes pati shumë ankesa për punën e tij.

Kroacia pësoi një gol në minutën e tetë të kohës shtesë, ku Makkelie gaboi duke e shtyrë ndeshjen aq shumë, saqë u vërtetua përjashtimi i tij nga turneu.

Së bashku me Makkelie, përfundoi pjesëmarrjen në Euro 2024 edhe gjyqtari spanjoll Gil Manzano. Ai ka ndarë drejtësi vetëm në një ndeshje, por mesa duket nuk e ka bërë mirë detyrën.

Manzano ishte në ndeshje mes Francës dhe Austrisë, që kujtohet më së shumti për faktin se Manzano i dha karton të verdhë Kylian Mbappe, i cili u fut në fushë pa leje me hundë të thyer. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme