Gjyqtari holandez Danny Makkelie, i cili vendosi drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Italisë, ka përfunduar pjesëmarrjen në Euro 2024.
Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Italisë përfundoi me rezultat 1-1, si rezultat i së cilës kroatët u eliminuan nga Euro 2024 dhe pas ndeshjes pati shumë ankesa për punën e tij.
Kroacia pësoi një gol në minutën e tetë të kohës shtesë, ku Makkelie gaboi duke e shtyrë ndeshjen aq shumë, saqë u vërtetua përjashtimi i tij nga turneu.
Së bashku me Makkelie, përfundoi pjesëmarrjen në Euro 2024 edhe gjyqtari spanjoll Gil Manzano. Ai ka ndarë drejtësi vetëm në një ndeshje, por mesa duket nuk e ka bërë mirë detyrën.
Manzano ishte në ndeshje mes Francës dhe Austrisë, që kujtohet më së shumti për faktin se Manzano i dha karton të verdhë Kylian Mbappe, i cili u fut në fushë pa leje me hundë të thyer. /Telegrafi/
AGK-ja thellësisht e shqetësuar me presionet politike në RTK
Kushdo që do të bëhet polic në Shqipëri, tashmë do të kalojë...
FC Ballkani niset për në Andorrë: Të motivuar për ta filluar...
Tërmet i fortë në Greqi, i dyti gjatë 24 orëve
Marine Le Pen paralajmëron se e djathta ekstreme franceze do...
Kurti: Nuk ka asgjë që do t’i kontribuonte më shumë paqes se...