Google ADS

Moratti: Lukaku ma ka dëshmuar që bëra gabim që dyshova te aftësitë e tij

14:38 | 14 Gusht 2020
A. B.

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, e ka pranuar se ai bëri gabim që dyshoi te aftësitë e sulmuesit Romelu Lukaku, i cili ka shkëlqyer këtë sezon në Serie A.

Lukaku është duke e shijuar sezonin e tij më të mirë personal në karrierë si golashënues, pasi që e kaloi shifrën prej 27 golave që i kishte shënuar për Manchester Unitedin gjatë sezonit 2017/18 me dy golat që i shënoi në ndeshjen e Serisë A kundër Genoas, në korrik, ndërsa tani i ka plot 31.

Duke e arritur shifrën prej 30 golave të shënuara, Lukaku gjithashtu u bë sulmuesi i parë i Interit që arrin të shënojë kaq shumë gola që nga sezoni 2010/11, kur Samuel Eto’o i kishte shënuar 37 gola dhe Interi e kishte fituar tripletën.

Interi ishte kritikuar nga shumë tifozë për shpenzimin e 74 milionë eurove për transferimin e Lukakus nga Manchester Unitedi si zëvendësues të Romelu Lukakus, mirëpo Moratti thotë se Lukaku e ka dëshmuar veten.

“E kisha gabim për Lukakun”, e pranoi Moratti në një intervistë të dhënë për gazetën italiane Quotidiano Sportivo.

“Që të jem i sinqertë, unë mendoja se ai është thjesht fizikisht i fuqishëm dhe frikësohesha se do të pendoheshim që e lamë Icardin të shkojë. Në vend të kësaj, Romelu po del të jetë kampion, i ndihmon gjithmonë bashkëlojtarëve dhe ka vizion të mirë”.

“Antonio Conte bëri mirë që e kërkoi transferimin e tij dhe pastaj bëri punë shumë të mirë për ta përmirësuar atë si futbollist”.

“Nuk do të jetë e lehtë ta fitojmë Ligën e Evropës, pasi që kanë mbetur edhe katër klube shumë serioze, po unë shpresoj që Interi do të bëhet klubi i radhës italian që e ngre lart një trofe evropian”. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme