E ardhmja e Lionel Messit te Barcelona vazhdon të mbetet në ajër, me argjentinasin që ende nuk e ka konfirmuar atë, por katalanët janë të bindur se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do ta mbyllë karrierën në ‘Camp Nou’.
Dhe Massimo Moratti, i cili gjashtë kohës së tij kishte dështuar të joshte Messin për një transferim në ‘San Siro’, beson se pronarët aktual kanë fuqinë për ta bërë një gjë të tillë.
“Unë jam vetëm një tifoz i thjeshtë i Interit, kështu që nuk kam ndonjë informacion të brendshëm”, ka deklaruar Moratti, përcjell lajmi.net.
“Duke thënë këtë, unë e di që Suning kanë gjithçka që duhet për të sjellë Messin në Milano, si në aspektin e burimeve ashtu edhe të kompetencave”.