Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti dha një intervistë për “Il Mattino”, në të cilën ai gjithashtu trajtoi një çështje shumë të nxehtë të tregut, siç është e ardhmja e Lorenzo Insigne, një lojtar i monitoruar me interes nga “Nerazzurrët” për verën e ardhshme.
“Ai do të bënte mirë në çdo skuadër, ai gjithmonë ka diçka më shumë edhe nëse keqardhja e vërtetë është që në kombëtare nuk arrin kurrë të shprehet për atë që është në të vërtetë”, deklaroi Moratti i cili shtoi.
“Është futbolli i tanishëm. Babai im nuk donte të ndryshonte lojtarët që donte më shumë. Kur e kuptoi se duhej ta bënte këtë, ai preferoi të largohej nga Interi. Dhe unë e kuptoj këtë. Disa mendojnë se pas “Tripletës” do të më duhej të shisja dikë, por do të ishte një çmenduri, një provë totale e mosmirënjohjes dhe gjithashtu një padrejtësi. Më pas, siç tregon tani Juventus, rindërtimi i një ekipi nuk është një gjë e thjeshtë.”
Më pas Moratti reflektoi për mënyrën e tij të të qenit president: “De Laurentiis ka të drejtë: futbolli është si një kompani. Aty ku gjithmonë nevojitet maturi. Do të doja ta kisha kuptuar edhe unë këtë …”.
Moratti në në mënyrë indirekte i ka dërguar mesazh njeriut të parë të Napolit, se pavarësisht për cilin lojtarë bëhet fjalë, kur të dyja palët nuk merren vesh, atëherë zgjidhja më e mirë është shitja e tij.
Napoli i ka ofruar Insignes një kontratë dukshëm më të ulët sa i përket pagës, dhe këtë nuk po e pranon reprezentuesi italian, andaj gjasat më të madha për ta marr i ka Interi./Arbresh.info
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi