Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, i ka këshilluar Nerazzurrët që ta transferojnë mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante.
Zikaltrit i dhanë fund hegjemonisë së Juventusit duke u shpallur kampionë të Italisë për herë të parë pas 11 vitesh.
Dhe pas suksesit të arritur, natyrisht se nevojiten përforcime për ta mbajtur tempin dhe nivelin e lartë.
I pyetur se kë duhet ta transferojë Interi për të vërë një hap përpara në Evropë, Moratti ka dhënë një emër.
“Mendoj se Kante i ka të gjitha cilësitë për t’i dhënë më tepër forcë Interit. E transferuam Wesley Sneijderin edhe pse kishim një skuadër solide, por u bëmë të jashtëzakonshëm me të”.
“E njëjta vlen edhe për Kanten, mirëpo po e them si tifoz, transferimi i tij është i vështirë”, ka theksuar ish-presidenti i Interit për Sky Sport Italia. /Telegrafi/
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?