Google ADS

Moratta: Qëndroj te Chelsea dhe ndryshoj të kaluarën

23:03 | 4 Gusht 2018
Arbresh.info

Sulmuesi i Chelseat Alvaro Moratta javët e fundit ka qenë në qendër të zërave të merkatos së transferimeve pasi u fol fillimisht për një rikthim te Juventusi e më pas për një kalim te Milani.

Por në orët e fundit sulmuesi spanjoll duket se nuk e ka më dëshirën për t’u larguar nga klubi londinez dhe duket se e ka kaluar krizën që e mbërtheu në aspektin personal siç tregon ai vetë në një intervistë për të tabloidin britanik ‘Daily Mirror’.

“Në pjesën e dytë te sezonit të kaluar pata një bllokim psikologjik. Nuk doja të flisja me asnjë, nuk doja të dëgjoja askënd dhe doja të rrija vetëm në shtëpi. Ndoshta nuk ishte depresion, por me siguri diçka e ngjashme. Në futboll gjithçka është çështje mentale dhe vitin e fundit vuajta shumë në këtë aspekt pasi erdha te Chelsea duke pasur pritshmëri të larta”, tha sulmuesi spanjoll.

Moratta pranoi se i kishte të gjitha mundësitë që të largohej në drejtim të një skuadre tjetër, por në fund vendosi që të qëndrojë te Blutë e Londrës.

“Largimi nga Chelsea do të ishte vendimi më i lehtë për t’u marrë, mund të kthehesha në Itali, aq më tepër që bashkëshortja ime është italiane. Por mund të kthehesha në Spanjë, kam pasur shumë oferta, mund të shkoja diku ku mund të fitoja më shumë të ardhura, por në fund vendosa të qëndroj te Chelsea pasi dua të luftoj dhe të ndryshoj të kaluarën time”, u shpreh Moratta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme