Një tjetër moment mjaftë kontravers ka ndodhur pasditen e sotme (e shtunë) në Wanda Metropolitane.
Derbi mes Atleticos dhe Real Madridit në kuadër të xhiros së 23-të në La Liga ka prodhuar një tjetër rast mjaftë kontravers, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Alvaro Morata, i cili finalizoi transferimin te Atletico nga Chelsea gjatë merkatos së muajit janar, ka realizuar një gol vërtetë të bukur në takimin si nikoqir kundër ish skuadrës së tij.
Në momentin kur spanjolli filloi festën për golin që do të barazonte gjithçka, gjyqtari ngriti dorën lartë dhe pas shqyrtimit të rast me anë të teknologjisë VAR goli u anulua duke u vlerësuar si pozitë jashtë loje.
Antoine Griezmann ka shënuar për skuadrën e Diego Simeones, ndërsa për Real Madridit realizuan Casemiro me gërshërë dhe Ramos nga pika e bardhë për 2 me 1./arbresh.info/
(Shikoni këtu golin e anuluar të Alvaro Moratas)
Vdekja e Anton Berishës, Pacolli ngushëllon familjarët dhe m...
Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna ...
Kolona në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presi...
Detaje të reja për rastin në Mal të Zi
Aksidenti i rëndë i mori jetën 24-vjeçares, policia arreston...
Luftë, vrasje, tensione dhe katastrofa, ngjarjet që tronditë...