Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, ka folur për ish skuadrën e tij, Real Madrid.
Alvaro Morata u largua nga, Santiago Bernabeu, për në Chelsea, skuadër për të cilën është duke shkëlqyer.
Vendimi për ta shitur Moratan në Chelsea, po cilësohet si vendimi më i keq i kësaj dekade nga shumë analist të futbollit spanjoll dhe atij evropian.
Real Madrid në këtë sezon është duke kaluar në një formë shumë të dobët dhe janë duke munguar golat.
Morata thotë se nuk do të dëshironte që Reali ta ndjente mungesën e tij, por ai shton se dëshironte të qëndronte.
“Reali më ndjen mungesën? Do të doja që të mos ishte e vërtetë, sepse nëse më ndiejnë mungesën, do të thotë që gjërat nuk shkojnë mirë dhe këtë nuk e dua për atë klub”.
“Do të doja të kisha qëndruar gjatë në Madrid, por sezonin e kaluar pata shumë pak minuta në dispozicion dhe nuk mund të pranoja një tjetër sezon në bankë”, ka thënë Morata.
25 vjeçari deri më tani ka shënuar nëntë gola në Premierligë. /arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit