Alvaro Morata ditëve të fundit ka deklaruar se Kampionati Evropian “Euro 2024” do të jetë i fundit për të nën fanellën e Kombëtares së Spanjës.
Ylli 31-vjeçar ka deklaruar se pas këtij kampionati mund t’i thotë lamtumirë Spanjës, shkruan Arbresh.info.
“Në futboll, asgjë nuk është e pamundur, por ndonjëherë është e vështirë për mua për shkak të kritikave të forta në Spanjë”, filloi Morata.
“Dua ta përfundoj këtë turne në mënyrën më të mirë të mundshme sepse është i fundit për mua me fanellën e kombëtares”, shtoi ai.
“Mund të them lamtumirë pas Kampionatit Evropian. Është një mundësi, por nuk do të doja të flisja shumë për këtë tani,” tha Morata.
Spanja aktualisht gjendet në gjysmëfinale të Kampionati Evropian, ku përballë do të kenë Francën nesër në ora 21:00.
Ndërsa gjysmefinalistët e tjerë janë Holanda dhe Anglinë që do të përballen të mërkurën në ora 21:00. /Arbresh.info
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë