Futbollisti Alvaro Morata ka thënë se është kërcënuar nga disa persona pas ndeshjes kundër Polonisë.
Morata nuk është duke kaluar në formën e tij më të mirë në këtë Kampionat Evropian.
Forma e tij e dobët, dhe rastet e shumëta të humbura kanë bërë që ai të merr edhe kërcënime nga disa fansa spanjollë.
Sulmuesi ka dhënë mbrëmë një intervistë për radio Cope:
“Kam kaluar nëntë orë pa gjumë pas ndeshjes ndaj Polonisë. Kam marrë kërcënime, fyerje ndaj familjes, duke më thënë shpresojmë që fëmijët tuaj të vdesin. Por unë jam mirë, mbase disa vjet më parë do të isha shumë më keq. Ndoshta nuk e bëra punën time siç duhej”, tha ai.
“Nuk po kaloj në formë të mirë, e kuptoj që ju më kritikoni që nuk shënova, por njerëzit duhet ta vendosin veten në vendin tim, të kuptojnë se çfarë do të thotë të marrësh kërcënime, të të thonë se fëmijët e tu duhet të vdesin”, shtoi ai.
“Kur mbërrij në hotel, e ndali telefonin, por gjëja që më shqetëson është që ata t’i thonë këto gjëra gruas dhe fëmijëve të mi në stadium”, përfundoi Alvaro Morata.
Morata ka qenë shumë i kritikuar për formën e tij, sidomos për ndeshjen kundër Polonisë ku përkundër që realizoi një gol, pati shumë raste të humbura. /Lajmi.net/
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...