Google ADS

Morata: Neymar në Real Madrid, transferim i mundshëm

08:19 | 10 Nëntor 2017
Arbresh Info

Sipas sulmuesit Alvaro Morata, ylli i Paris Saint Germain, Neymar, mund t’i bashkohet Real Madridit por kjo do të jetë e vështirë.

Reprezentuesi brazilian është i lidhur për transferim te kampioni i La Ligas, ku kapiteni i Madridit, Sergio Ramos, thotë se dera është e hapur për 25-vjeçarin, transmeton portali arbresh.info. Neymar ka bërë një transferim rekord nga rivali i Madridit, Barcelona, te Paris Saint Germaini në muajin gusht dhe ka shënuar 11 gola brenda 12 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet për gjigantin në Liga 1.

Morata, i cili u largua nga Madridi për transferim te Chelsea në korrik, ka thënë se Neymar mund t’i bashkohet ish klubit të tij por kjo do të ishte e vështirë.

“Mendoj se është e vështirë për shkak të së kaluarës së tij”, tha reprezentuesi spanjoll.

“Por, ne tashmë kemi parë që në Madrid nuk është asgjë e pamundur”

Skuadra e Zinedine Zidanes është tetë pikë prapa rivalit dhe liderit të La Ligas, Barcelonës, pas 11 ndeshjeve këtë sezon./arbresh.info/

Të ngjashme