Skuadra italiane vendosi të aktivizojë klauzolën e tij prej 13 milionë euro në kontratën e tij dhe pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore në Madrid të mërkurën, 17 korrik.
Pas festës së fitores së EURO 2024, ku Morata ishte kapiten i Spanjës dhe e ngriti trofeun në ajër në Berlin pasi mposhti Anglinë 2-1, sulmuesi vizitoi fushën stërvitore në Madrid për ta zbrazur dollapin e tij, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë daljes nga terreni i stërvitjeve, ai ndaloi veturën e tij për të folur me gazetaren nga “Diario AS” dhe konfirmoi se po shkonte në Milan.
“Më duhet t’i kaloj testet mjekësore, por po”, tha ai.
“U thash lamtumirë shokëve të skuadrës. Ishte me rëndësi për mua t’i falënderoj ata për gjithçka, sepse gjithmonë më kanë ndihmuar. E falënderova edhe menaxherin, Miguel Angel Gil, Carlos Bucero, Andrea Berta…”.
“Kishte shumë momente kur nuk kaloja mirë mjaftueshëm. Kur jeni në një vend, ku për arsye të ndryshme, nuk mund të jepni 100 përqindëshin, ky opsion është më i mirë për të gjithë. Nuk dua të gënjej”.
“Për mua, fitorja e titullit me fanellën e Atletit është sikur të ngrij në ajër Kupën Evropiane. E kam bartur logon e Atletico Madrid në mburojën e këmbëve gjatë gjithë kampionatit” Evropian, tha Morata.
Ky është një rikthim në Serie A për qendërsulmuesin, i cili mbush 32 vjeç në tetor, pasi ai kishte luajtur veçse në Juventus nga 2014 në 2016, pastaj përsëri nga 2020 në 2022.
Kontrata e tij me Atletico Madridin do të zgjasë deri në qershor 2026 dhe ai gjithashtu ishte i lidhur me Al-Qadsiah FC.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...