Morata ka një lajm të keq për Barcelonën

08:55 | 10 Shkurt 2018
Arbresh.info

“Marca” shkruan se ish ylli i Real Madridit synon të kthehet me kohë për ballafaqimin ndaj Barcelonës.

Alvaro Morata synon të kthehet në ekipin e Chelseas për duelin me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi spanjoll ka munguar në periudhën e fundit për shkak të një lëndimi.

Por, e përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se ish ylli i Real Madridit synon të kthehet me kohë për ballafaqimin ndaj Barcelonës, përcjell “lajmi.net”.

Në mungesë të Moratas, Chelsea ka hyrë në krizë të golave duke pësuar humbje të njëpasnjëshme nga Bournemouth dhe Watford në Premierligë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme