Google ADS

Morata ‘harron’ Juventusin, i thotë “PO” rivalit nga Serie A

12:46 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Alvaro Morata ka mirëpritur interesimin nga Milan për transferim në San Siro.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” ka njoftuar se sulmuesi i Chelseat, është objektiv i ri i klubit nga Serie A.

Morata është preferenca kryesore për sulm te skuadra e Milanit, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ai ka përvojë nga Serie A ku luajti me sukses te Juventus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme