Sipas raporteve në Spanjë, Alvaro Morata ka vendosur të transferohet në Londër gjatë verës.
Morata ka pasur sërish probleme në Real Madrid pas rikthimit nga Juventusi, transmeton portali arbresh.info. Sulmuesi 24-vjeçar startoi vetëm shtatë herë në La Liga, por shënoi tetë gola.
Spanjolli është duke u kërkuar nga Antoine Conte në Chelsea.
Trajneri italian dëshiron të shtojë atë në linjën frontale derisa e ardhmja e Diego Costas vazhdon të qëndrojë e pa qartë pas raporteve se do të transferohet në Kinë.
Po ashtu, Chelsea do të ketë nevojë për përforcime sezonin e ardhshëm, ku do të marrin pjesë në Ligë të Kampionëve.
“Blutë” janë përpjekur verën e kaluar për të nënshkruar me Moratan dhe ishin të gatshëm të paguajnë 60 milionë funta për shërbimet e tij, por Madridi refuzoi të shes yllin e tyre./arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...