Google ADS

Morata dëshiron që Bale t’i bashkohet atij në Man Utd

17:44 | 10 Qershor 2017
Arbresh Info

Alvaro Morata i ka thënë Gareth Bales t’i bashkohet atij në Manchester United, pasi ylli i Real Madridit është afër marrëveshjes prej 64 milionë funta.

Sulmuesi spanjoll thuhet se do të arrijë të hënën në mëngjes në Angli për të finalizuar transferimin e tij madhështor nga kampioni në La Liga, transmeton portali arbresh.info.

Me këtë transferim që do t’i bëjë tifozët e Manchester United të ngazëllyer, 24-vjeçari duket  se ka kërkuar nga “shoku i tij i ngushtë” Gareth Bale të rikthehet në Premierë Ligë.

Alvaro Morata është afër transferimit në Manchester United dhe ka kërkuar nga Gareth Bale t'i bashkohet atij
Alvaro Morata është afër transferimit në Manchester United dhe ka kërkuar nga Gareth Bale t’i bashkohet atij

Lajmi është raportuar nga gazeta spanjolle ‘Don Balon’ e cila citon Moratan duke thënë se mendon që reprezentuesi i uellsit do të shtonte një dimension ekstra në skuadrën e Manchester United sezonin e ardhshëm.

Manchester United ishte në garë për shërbimet e Gareth Bale kur sulmuesi vendosi të largohet nga Tottenhami në vitin 2013, por ata ishin mposhtur në këtë garë nga oferta marramendëse prej 86 milionë funta e Real Madridit./arbresh.info

Të ngjashme