Google ADS

Monza mposht Milanin në një ndeshje me fund dramatik

22:58 | 18 Shkurt 2024
D.H

Monza ka arritur të mposht Milanin me rezultat 4-2 në kuadër të xhiros së 25-të në Serie A.

Një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat por që në fund, vendasit arritën fitoren, shkruan Arbersh.info.

Fundi i pjesës së parë solli dy gola të Monzës, fillimisht Pessina në minutën e 45-të, nga penalltia kaloi në avantazh vendasit.

Ndërsa në minutën e katërt shtresë, Dany Mota dyfishoi epërsinë.

Pjesa e dytë për Milanin filloi keq ashtu siç përfundoi e para.

Jovic u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 53-të.

Por pavarëisht kësaj, Milani gjeti golin përmes Giroud në minutën e 65-të.

Edhe pse me një lojtar më pak Milan nuk o dorëzua dhe barazoi rezultatin dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, përmes Pulisicit.

Por kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundoj me rezultat baras, në skenë u shfaq sërish Monza.

Bondo me një supër gol riktheu epërsinë e Monzës, në minutën e 90-të.

Kurse për të vulosur fitoren e vendasve Colombo shënoi në minutën e pestë të kohës shtesë.

Monza pas kësaj fitore ka 33 pikë dhe ndodhet ne pozitën e 11-të, kurse Milani mbetet në pozitën e tretë me 52 pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme