Bordi i gjigantit italian AC Milan shkarkuan trajnerin e skuadrës Vicenzo Montella në orët e hershme të mëngjesit.
Barazimi i fundit ndaj Torinos pa gola në San Siro ishte ndeshja e fundit e tij si trajner i AC Milanit, transmeton arbresh.info.
Rosonerët shpenzuan mbi 200 milionë euro në transferime të lojtarëve për këtë sezon por prap nuk po arrijnë që të jenë në garë për titullin e Serie A.
Gjiganti italian bëri bombën e vitit në Serie A duek transferuar mbrojtësin italian, Leonardo Bonucci, me shpresën se do këndëllen dhe do të luftojnë me ekipet si Juvenuts, Milan dhe AS Roma.
Por, si duket kjo ëndërr e tifozëve të Milanit do të shuhet pas vendimit për ta shkarkuar Montellan.
Sipas gazetës spanjolle Don Balon, tashmë edhe Bonucci do të largohet nga San Siro.
Real Madrid, Manchester City dhe Barcelona janë të interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin italian.
Kuqezinjtë e blen verës italian për rreth 40 milionë euro, por çmimi aktual i 30-vjeçarit besohet se ka rënë për 50 per qind.
Milani renditet në pozitën e shtatë me 20 pikë. /arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...