Montella futet në garë për stolin e Sevillas

13:07 | 26 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Vincenzo Montella mesa duket nuk do të qëndrojë shumë kohë pa punë, pasi tashmë një ofertë është në tavolinën e tij.

Trajneri italian, Vincenzo Montella, është duke u lidhur me skuadrën spanjolle, Sevilla.

Montella u shkarkua nga detyra e trajnerit të rosonerëve një muaj më parë, por ai është duke u pëlqyer nga drejtuesit e Sevillës.

Tashmë kanë filluar kontaktet e para ndërmjet tij dhe klubit andulizian.

Sevilla ditë më parë shkarkoi nga puna argjentinasin Eduardo Berrizon shkaku i rezultateve të dobëta.

Në anën tjetër për stolin e Sevilla është në garë edhe Luis Enrique.

Klubi ka paralajmëruar se trajneri i ri do të zgjidhet para ndeshjeve të janarit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme