LOSC Lille mund të shpallet kampion i ri i Francës në qoftë se fiton edhe dy ndeshjet e mbetura në Ligë.
Lille, skuadra me mbrojtjen më të mirë këtë sezon në Francë, ka treguar se mund t’i bëjë konkurrencë edhe njërit prej klubeve më të mëdha në botë, Paris Saint-Germain, shkruan lajmi.net.
Në dy ndeshjet e zhvilluara në Ligue 1, lideri i Ligue 1 ka mundur PSG-në me rezultat 1-0 si mysafire në “Parkun e Princave”, derisa ka fituar një pikë në shtëpi.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino ka eliminuar nga Kupa e Francës Lillen në raundin e 16-të, mirëpo janë rrugës së ‘duhur’ për të humbur titullin pas 3 viteve radhazi.
Që nga sezoni 2012/13 e deri më tani, PSG e ka fituar kampionatin plotë shtatë herë, derisa Lille ka arritur ta fitojë këtë trofe vetëm 5 herë në historinë e tyre.
Dy ndeshjet e ardhshme të skuadrës së drejtuar nga Christophe Galtier janë ndaj St-Etienne dhe Angers, në qoftë se fiton të dyja atëherë shpallet kampion i ri i Francës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...