Monchi beson që Real Madridi është njëri nga klubet favorite për Ligë të Kampionëve duke shtuar që Roma dëshiron shortin kundër ish klubit të tij – Sevillas.
Skuadra italiane ka arritur në çerekfinale për herë të parë pas një dekade, ndërkohë që Sevilla ka arritur t’i bashkohet tetë klubeve të fundit për herë të parë pas 60 viteve, transmeton portali arbresh.info.
“Kush është favorit në këtë kompeticion? Është vështirë të thuash, kanë mbetur shumë skuadra të mira”, ka thënë fillimisht Monchi për radion zyrtare të Romas.
“Real Madridi është i mësuar për të fituar gjithçka, megjithëse mendoj se Manchester City është skuadra më e fortë që shkon në çerekfinale, por pastaj janë edhe klubet si Juventusi, Barcelona dhe Bayern Munichu”
“Tani është e vështirë për të gjithë në Ligë të Kampionëve, kushdo mund të takohet me këdo dhe në Romë të gjithë e duan Sevillan, ashtu edhe në Seville të gjithë e duan Roman”
“Mentaliteti jonë është i fortë dhe kjo është arsyeja pse dua”
Sot (e premte) do të hidhet shorti në UEFA Ligë të Kampionëve ku tetë skuadrat e kualifikuara në çerekfinale do të mësojnë rivalët e tyre të ardhshëm./arbresh.info/
Konfirmohet gripi i shpendëve në Tiranë
Kurti: Për shumë shqiptarë, Zvicra është shtëpia e dytë
Treni godet veturën në Pavlan të Pejës, lëndohen tre persona
UNESCO: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar
Edi Rama: Konsumoj më shumë se 10 kafe në ditë
Rama viziton rrugën “Jim Xhema”: dëshmon përkushtimin tonë p...