Google ADS

Monaco refuzon ofertën nga Arsenali për Thomas Lemar

20:39 | 28 Qershor 2017
Arbresh Info

Arsenalit i është refuzuar një ofertë prej 35 milionë euro për anësorin e Monacos, Thomas Lemar, nga kampioni i Liga 1.

“Topçinjtë” shpresonin të siguronin transferimin dytë këtë verë, por ‘Goal’ mëson që oferta e tyre është refuzuar menjëherë nga Monaco, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Supergoli nga ylli kosovar në Ligë të Kampionëve (VIDEO)

Ata dëshirojnë t’i ofrojnë 21-vjeçarit një marrëveshje të re për të vazhduar qëndrimin në Stade Louis II derisa lojtari vazhdon të jetë i hapur gjithashtu me idenë për të qëndruar në klub edhe për një vit.

Lemar ka shkëlqyer sezonin e kaluar duke shënuar 14 gola dhe duke krijuar 11 asistime./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme