Monaco ka refuzuar një ofertë madhështore prej 100 milionë euro nga Arsenali për superyllin Kylian Mbappe.
Gazeta franceze ‘L’Equipe’ raportoi dje që Arsenali ka shtruar një mega ofertë për sulmuesin e ri, gjë e cila edhe u konfirmuar më vonë nga mediat angleze, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Monaco ka reaguar menjëherë duke refuzuar ofertën madhështore nga Arsenali për Mbappen, i cili është tani njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.
Lexo edhe: Xherdan Shaqiri shënoi supergol nga 30 metra, por tifozët nuk janë të kënaqur
Real Madridi dhe Manchester United janë gjithashtu admirues të 18-vjearit, por ata duhet të shpenzojnë të holla madhështore nëse dëshirojnë për të siguruar shërbimet e tij këtë verë.
Pavarësisht moshës së re, Mbappe do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë nëse largohet nga Monaco./arbresh.info
Azemi: Qytetarët e Kosovës janë lodhur nga jetesa në errësir...
Gjumi i thellë, Driloni tregon një rast si e kishte sulmuar ...
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, për hetimin për korrupsion
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të preside...
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim