Monaco kryen transferin e dytë të madh nga Chelsea

23:44 | 13 Janar 2019
Arbresh.info

Pasi e transferuan Cesc Fabregas, Monaco kanë kryer edhe një lëvizje të madhe nga Chelsea.

Skuadra e udhëhequr nga Thierry Henry tashmë është përkujdesur që ta përforcojë fazën e sulmit.

Është Mitchy Batshuayi që do të kalojë në principatë në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit, shkruan “Goal”.

Kontrata nuk i jep mundësinë  skuadrës së Monacos që të nënshkruajnë në fund të sezonit me sulmuesin belg.

Batshuayi do të rikthehet në “Stamford Bridge” gjatë verës, menjëherë pasi të përfundojë sezoni.

Belgu ka pasur vështirësi ta fitojë një vend të rregullt në formacionin e “bluve” që kur shkoi në Londër në vitin 2016

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme