Google ADS

Monaco fiton derbin ndaj Paris Saint Germain

19:50 | 11 Shkurt 2023
K.B

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Monacos dhe Paris Saint-Germain, me nikoqirët që triumfuan në fund.

Pas 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin ‘Louis II’ u shënuan plot katër gola, ku Monaco fitoi me rezultat 3:1 ndaj PSG-së.

Aleksandr Golovin e hapi serinë e golave, pasi realizoi në minutën e 4′.

Ben Yedder dyfishoi shifrat, ku tundi rrjetën e parisienëve në minutën e 18′.

Kurse, golashënuesi i vetëm për PSG ishte Warren Emery-Zaire, që ngushtoi epërsinë në 2:1, në minutën e 39′.

Monaco nuk u ndalën me aq dhe shënuan edhe njëherë në pjesën e parë.

Ishte përsëri Ben Yedder ai që realizoi. Në minutat shtesë të pjesë së parë ai çoi shifat në 3:1.

Kështu më pas u mbyll i gjithë takimi.

Pas kësaj humbje PSG mban vendin e parë me 54 pikë, kurse, Monaco ngjiten në vendin e dytë me 47 gjithsej./lajminet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme