Maurizio Sarri është në garë të nxehtë për të ndalur dominimin e gjatë të Juventusit.
Sot ekziston një interes i fortë për trajnerin e Napolit, i cili mbi të gjitha.
Siç është raportuar nga “Il Corriere dello Sport”, në fakt, Monaco ka rënë në gjurmët e Maurizio Sarri.
Ekipi francez, i cili historikisht ka punuar me të rinjtë, beson se Maurizio Sarri është njeriu më i besueshëm për projektin. Oferta i është dorëzuar trajnerit italian: 6 milionë euro në sezon, për dy apo tri vite. Një angazhim që do ta projektonte teknikun toskan në elitën evropiane. Por, përgjigja e mëposhtme erdhi nga pala tjetër: për momentin Sarri nuk është i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të pranojë, apo të refuzojë ofertën.
Në propozim nuk janë ekspozuar të gjitha detajet, sepse negociatat nuk kanë ndodhur, tani për tani. Klubi i manjatit rus, Rybolovlev, edhe pse deri në fund do të mbetet i përqendruar te trajneri Sarri, do të duhet të presë më gjatë për të filluar bisedimet me të.
Tani, topi shkon në fushën e Aurelio De Laurentiis, i cili nuk mund të pretendojë asgjë. Ideja e tij, megjithatë, të paktën në vullnet, është shumë e qartë: t’i propozojë Sarrit rinovimin dhe përmirësimin e termave financiarë të kontratës deri në vitin 2021. Oferta e pagës për trajnerin toskan, flet për dyfishim të saj.
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...