Google ADS

Monaco 2 – 2 Nice, Balotelli dhe Falaco dhurojnë shou

23:24 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Spektakël dhe gola në kampionatin francez. Monaco-Nice, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të të Ligue 1, është mbyllur në barazim 20-2. Një rezultat ky që i ka kushtuar bardhekuqve vendin e dytë në klasifikim, që tani mbahet nga Marseille.

Ndeshja e luajtur në “Stade Louis II” është zhbllokuar në minutën e 33-të nga Diakhaby, i cili ka dërgaur topin në rrjetë pas një asisti të veçantë të marrë nga Keita.

Reagimi i Nice ka ardhur në fillimin e pjesës së dytë, kur Mario Balotelli ka barazuar në minutën e 47-të, duke befasuar mbrojtjen vendase me një zgjatje të këmbës.

Në minutën e 68-të ka ardhur përmbysja e miqve, të cilët kanë gjetur golin e dytë përsëri me “SuperMario”-n, përcjell Telesport.

Ish-sulmuesi i Milan ka marrë një pasim të bukur nga Seri dhe ka arritur të dërgojë topin në rrjetë falë devijimit të topit nga mbrojtësi i Monaco.

Kur mendohej se kuqezinjtë do të largoheshin nga “Stade Louis II” me pikët e plota ka ardhur goli i Falcao, i realizuar në minutën e 92-të, që ka fiksuar rezultatin në 2-2. /Telesport/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme