Conor McGregor arriti një fitore të furishme ndaj Donald Cerrones në rikthimin e tij në tetëkëndësh, në kuadër të ‘UFC 246’ që u zhvillua në Las Vegas.
Irlandezit i mjaftuar vetëm 40-të sekonda për ta mposhtur kundërshtarin amerikan, në rrugëtimin e tij për t’u kthyer dhe për të kërkuar tituj në UFC.
Edhe pse është fjala për një sport të dhunshëm, 31-vjeçari tregoi anën e tij të butë në momentin e triumfit në T-Mobile Arena.
Pas festës disa sekondëshe pas triumfit me nokaut teknik ndaj ‘Cowboy’, ai vrapoi shpejt për të shikuar se a ishte mirë kundërshtari i tij, i cili në ato çaste po përjetonte një moment të vështirë.
Pasi iu afrua, McGregor i dhuroi një përqafim të gjatë Cerrones dhe e puthi në ballë, ndërsa më pas është raportuar se amerikani është dërguar në spital për mjekim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/
https://twitter.com/arielhelwani/status/1218768256132993024
He’s back pic.twitter.com/TkYr1Rh5jd
— Ariel Helwani (@arielhelwani) January 19, 2020
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...