Mesut Ozil befasoi tifozët e Arsenali me një moment magjik gjatë ndeshjes mbrëmjen e kaluar.
Fituesi i Kampionatit Botëror duket se nuk është pjesë e planeve të trajnerit Unai Emery si pasojë e problemeve me lëndime dhe konflikteve me spanjollin, por të enjten ishte startues kundër skuadrës BATE Borsiovit, transmeton portali arbresh.info.
Derisa po zhvillohej minuta e 31′, mbrojtësi Nacho Monareal pasoi me lehtësi topin në zonën e rreptësisë te Ozili dhe superylli dukej fillimisht sikur humbi topin por në fakt 30-vjeçari krijoi një moment magjik duke dërguar topin prapa te Granit Xhaka.
Mesfushori kosovar ishte i vendosur në formë perfekte në pozitë, por goditja nga distanca nga reprezentuesi i Zvicrës përfundoi jashtë portës.
Në rast se topi do të hynte në rrjetë, padyshim se kjo do ishte njëra nga golat më të mira të sezonit.
Sidoqoftë, Granit Xhaka bëri një paraqitje mjaftë të mirë duke bërë dy asistime në fitoren 3 me 0 kundër skuadrës bjelloruse./arbresh.info/
(Shikoni këtë rast këtu ose në videon më poshtë)
https://twitter.com/JackTheGooner/status/1098737615782711296
https://twitter.com/Lacazettes/status/1098888032307036160
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...