Google ADS

Momenti kur Valon Behrami theu këmbën

19:06 | 4 Prill 2019
Arbresh Info

Tashmë është konfirmuar se sezoni aktual për mesfushorin Valon Behrami ka përfunduar.

Futbollisti shqiptar pësoi një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes në mbrëmjen e së martës mes Udineses dhe Milanit që përfundoi me rezultat të barabartë 1 me 1, shkruan portali arbresh.info.

Derisa po zhvillohej minuta e 76′ e ndeshjes në stadiumin San Siro të Milanit, njëri nga bashkëlojtarët e tij te Udinese goditi topin në përpjekje për të larguar nga zona e rreptësisë dhe goditi në kokë 34-vjeçarin.

Behrami zuri këmbën në një pozitë të keqe pas goditjes së tmerrshme në fytyrë duke e thyer ashtin fibula.

Udinese ka konfirmuar se sezoni për të ka përfunduar pas 19 paraqitje dhe një goli në Serie A.

Në videon më poshtë ose duke klikuar këtu mund të shikoni momentin e rëndë./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme