Momenti kur Ronaldo shtyn një tifoz që ishte futur në fushë për tu fotografuar me të

13:28 | 27 Shkurt 2020
A. B.

Juventus ka vuajtur në ndeshjen me Lyonin, ku në fund pësoi humbje me rezultat 1-0.

Goli i Lucas Tousart në pjesën e parë e vendosi këtë ndeshje. Juventus dështoi të shënojë edhe pse u fut në lojë në pjesën e dytë, duke krijuar disa raste.

Në anën tjetër Cristiano Ronaldo dështoi të gjuajë të paktën një herë në portë. Loja e keqe dhe rezultati, bën që ai të bëhej nervoz me një tifoz që u fut në fushë.

Sa ishin duke u zhvilluar minutat e fundit, tifozi iu afrua Ronaldos.

Në të shumtat raste, ylli portugez është treguar i kujdesshëm në situata të tilla, por këtë radhe ai e shtyu tifozin me një reagim plot nervozizëm.

Shumë fansa të futbollit nuk e kanë pritur mirë këtë reagim të lojtarit të Juventusit.

Shumë prej tyre e kanë lidhur reagimin e Ronaldon me minutat e lojës dhe rezultatin, që nuk ishin në favor të Juves. /telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme