Edhe pse në moshën 33 vjeçare, Cristiano Ronaldo në formë spektakolare i është përgjigjur kritikëve të tij pas një fillimi të ngadaltë të sezonit.
Pas dërgoi skuadrën e tij të Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ai gjithashtu ka kontribuar edhe te skuadra kombëtare, transmeton portali arbresh.info.
Me dy golat e realizuara vonë gjatë minutave shtesë kundër Egjiptit duke i dhuruar një fitore me rezultat 2 me 1 Portugalisë, Ronaldo mund të ketë pritur një rezultat të ngjashëm edhe kundër Holandë të hënën. Megjithatë, kjo nuk ndodhi.
Skuadra e Fernando Santos u mposhtë me rezultat të thellë 3 me 0 pas golave nga Memphis Depay, Ryan Babel dhe Virgil van Dijk.
Për të përkeqësuar edhe më shumë gjërat, Ronaldo kishte një moment për ta harruar gjithashtu ose të paktën që është ndier i sikletosur.
Pasi krijoi hapësirën nga krahu i djathtë duke iu afruar zonës së penaltisë, Ronaldo tentoi për të goditur topin drejtë portës me këmbën e tij të majtë. Megjithatë, në vend se të kishte kontakt me topin, fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë goditi barin dhe u rrëzua në tokë.
Më pas ndodhi edhe më e keqja, ai filloi të kërkonte penalti./arbresh.info/
Shikoni këtë moment në videon më poshtë:
https://twitter.com/LaTdP/status/978378647508848640
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...