Granit Xhaka shkëlqeu mbrëmjen e sotme (e enjte) në Emirates.
Ylli kosovar i skuadrës së Arsenalit kontribuoi me dy asistime në ndeshjen kthyese të “Topçinjve” në kuadër të xhiros së 1/16-ës në UEFA Evropa Ligë kundër BATE Borisovit, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit spanjoll Unai Emery siguroi fitore me rezultat bindës 3 me 0 në takimin kthyes duke vazhduar tutje në raundin e ardhshëm me rezultat të përgjithshëm 3 me 1 kundër skuadrës bjelloruse.
Xhaka ishte fantastik në këtë takim duke asistuar në golin e Shkodran Mustafit në minutën e 39′ dhe golin tjetër pas një ore lojë nga Sokratis. Mirëpo, reprezentuesi i Zvicrës humbi durimin në minutat e fundit të takimit duke u përplasur në një moment me futbollistin serb Bojan Dubajic.
26-vjeçari kishte një kacafytje me sulmuesin e skuadrës mysafire si pasojë e një ndërhyrje të ashpër nga Dubajic në mbrojtësin Nacho Monreal.
Sidoqoftë, bashkëlojtarët e tij dhe gjyqtari reaguan duke mos lejuar të gjërat të shkojnë në një pikë tjetër.
Ndryshe, Granit Xhaka ishte lojtari i kësaj ndeshje duke u vlerësuar me notë të lartë – 8.8./arbresh.info/
(Momentin e përplasjes mund ta shikoni më poshtë duke klikuar këtu)
https://twitter.com/Arsenal_Editor/status/1098678088643145728
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës