Google ADS

Momenti i fitores nga Bad News Eagles ndaj MAD Lions në turneun REPUBLEAGUE CS:GO

22:42 | 10 Qershor 2022
E.H

Bad News Eagles është duke treguar formë fantastike në turneun REPUBLEAGUE CS:GO, ku shpërndahen çmime në vlerë rreth 130.000 dollarë për ekipet pjesëmarrëse.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, ekipi shqiptar mposhti ekipin MAD Lions, me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa, ku lojtari më i vlerësuar ishte Flatron ‘Juanflatroo’ Halimi, me vlerësimin nga HLTV 1.60.

Pas ndeshjes trajneri i ekipit Klesti ‘stikle’ Kola, ka shpërndarë videon me komunikim nga raundi i fundit i kësaj ndeshje, ku dëgjohen të gjithë lojtarët e ekipit shqiptar.

Ndeshjen e radhës Bad News Eagles do ta zhvillojë kundër ekipit ECSTATIC në formatin ‘Bo3’, në rast të fitores do të kalojnë në gjysmëfinale të turneut. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme