Një tifoz i Uellsit ka vdekur fatkeqësisht teksa gjendej në Katar për të parë ekipin të luante në Kampionatin Botëror.
Kevin Davies nga Pembrokeshire, ishte në Doha me djalin dhe miqtë e tij dhe besohet se ka vdekur nga shkaqe natyrore.
Zyra e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillimi ka konfirmuar se po “mbështet familjen e një britaniku që ka vdekur në Katar”.
Uellsi humbi ndeshjen e dytë me Iranin të premten para një kontigjenti të madh tifozësh vendas
Ambasada e tifozëve të Uellsit shkroi të shtunën: “Për fat të keq ne kemi humbur një nga tifozët në Katar, ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për djalin e tij këtu në Doha dhe familjen e tij në Uells. U prehtë në paqe”.
Tifozi 62-vjeçar nuk po e shikonte skuadrën e tij të humbiste 2-0 ndaj Iranit në momentin e vdekjes së tij, pasi tashmë ishte në gjendje të rëndë.
Ai raportohet se është dërguar me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm Hamad, në Doha, pas ndeshjes së Uellsit kundër Iranit, ku më vonë vdiq.
Sipas dëshmitarëve okularë, një ambulancë u thirr dhe ndihmësmjekët trajtuan tifozin, por nuk ishin në gjendje ta shpëtonin atë. /Telegrafi/
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...