Moment emocionues/ Kroos i pranishëm në “Santiago Bernabeu”, përshëndet fansat madrilen

23:15 | 5 Tetor 2024
D.H

Real Madrid ka luajtur sonte ndeshjen ndaj Villarealit në kuadër të xhiors së nëntë në La Liga, të cilën e fitoi me rezultat 2-0.

Gjatë ndeshjes në një moment kamera e ka fokusuar në stadium edhe legjendën e klubit madrilen, Toni Kroos, shkruan Arbresh.info.

Pas kësaj ai përshëndeti tifozët e Realit.

Gjermani ishte mjaft i emocionuar teksa u pa se është me dy fëmijët e tij duke e përcjellur këtë sfidë.

Kujtojmë se Toni Kroos u pensionua nga futbolli pas përfundimit të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”.

Ndërsa me Real Madridin ndeshjen e fundit e kishte luajtur ndaj Dortmundit në finalen e Ligës së Kampionëve të cilën madrilenët e triumfuan me rezultat 2-0.

Ish-mesfushori gjerman ka qenë pjesë e Realit që nga viti 2014, kur u transferua nga Bayern Munich.

Ai me Los Blancos çdo trofe të mundshëm./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme