19-vjeçari i “Zonjës së Vjetër” ka shfaqur talentin e tij edhe mbrëmjen e sotme (e shtunë) në derbin Juventus – Milan.
Me golin nga Moise Kean, kampioni në fuqi i Italisë siguroi tri pikë të plota në takimin e madh derbi ndaj gjigantit nën udhëheqjen e Gennaro Gattusos duke fituar me përmbysje me rezultat 2 me 1, shkruan portali arbresh.info.
Mysafirët kaluan në epërsi në takimin mjaftë të rëndësishëm në Allianz Arena duke shënuar gol me anë të sulmuesit në formë Krzyzstof Piatek, i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 39′ të pjesës së parë.
Mirëpo, “Rossonerët” nuk arritën të ruajnë avantazhin duke pësuar gol nga pika e bardhë pas një ore lojë. Paulo Dybala u tregua i saktë me goditjen nga penaltia, të cilin e siguroi pas një ndërhyrje të palejuar ndaj tij në zonë.
Sidoqoftë, ishte talenti më ngazëllyes aktualisht në Evropë që shënoi golin e fitores për skuadrën e Massimiliano Allegrit ende pa u bërë 20 minuta lojë pas inkuadrimit.
Kean shënoi bukur për 2 me 1 nga afërsia pas asistimit nga mesfushori Miralem Pjanic.
Juve tani ka 84 pikë dhe në rast se Napoli humb ndeshjen e ardhshme gjatë këtij vikendi, kampioni në fuqi siguron titullin në ligë. Milani nga ana tjetër mund të humbas pozitën e katërt ndaj Atalanas për shkak se tani ka vetëm një pikë më shumë se rivali i Interit në xhiron tjetër./arbresh.info/
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike