Mohamed Salahs i “premtohet” transferimi në Real Madrid me një kusht

19:33 | 21 Prill 2018
Arbresh Info

Mohamed Salah raportohet se i është thënë që mund t’i bashkohet Real Madridit këtë verë, por vetëm nëse i ndihmon Liverpoolit ta fitoj Ligën e Kampionëve.

Egjiptiani ka qenë në formë sensacionale këtë verë pas transferimit nga AS Roma dhe ka shënuar golin e tij të 41-të brenda sezonit në barazimin e sotëm (e shtunë) kundër West Bromit, transmeton portali arbresh.info.Debutimi në formë të shkëlqyer i 25-vjeçarit në Anfield ka ngjallur spekulime rreth të ardhmes së tij dhe Real Madridi besohet të jetë duke u sillur përreth.

Gjiganti në La Liga kërkon fytyra të reja gjatë verës dhe deri tani është përfolur për transferimin e një numër të madh yjesh, përfshirë Eden Hazard, Neymar dhe Harry Kane.

Salah besohet se është duke u kërkuar gjithashtu dhe raportet në Spanjë sugjerojnë që lojtari dëshiron t’i bashkohet gjatë verës klubit në Bernabeu. Sipas ‘Don Balon’, ish yllit të Chelseas do t’i lejohet largimi nëse i siguron trofeun evropian Liverpoolit brenda këtij sezoni.Skuadra e Jurgen Klopp do të përballet me ish klubin e Salahs, Roman, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe takimi i parë ndërmjet tyre zhvillohet të martën.

Fituesi do të përballet me Real Madridin ose Bayern Munichun muajin e ardhshëm në Kiev./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme