Mohamed Salah udhëton me skuadrën e Liverpoolit në Belgjikë

17:41 | 22 Tetor 2019
Arbresh Info

Mohamed Salah ka udhëtuar me skuadrën e Liverpoolit për ndeshjen në Ligë të Kampionëve ndaj Genkut.

Salah mungoi në barazimin e së dielës kundër Manchester United si pasojë e dhimbjes në kyç, por është stërvitur me skuadrën në Melwood para largimit pasditen e së martës, transmeton portali arbresh.info.

Por, mbrojtësit si Trent Alexander Arnold dhe Joel Matil nuk janë në dispozicion.

Dyshja, të cilët luajtën në Old Trafford, nuk janë të gatshëm për takimin e sotëm në Belgjikë sepse njëri ka problem me virus ndërsa tjetri një problem me gju.

Jurgen Klopp me gjasë do të shfrytëzojë talentët e rinj për takimin e sotëm ndaj Genkut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme