Google ADS

Mohamed Salah shkatërroi mbrojtjen e Real Madridit në ndeshjen e fundit kundër tyre

15:35 | 25 Maj 2018
Arbresh Info

Pamjet e ndeshjes së fundit të Mohamed Salahs kundër Real Madridit sigurisht se do të eksitojnë tifozët e Liverpoolit para finales në Ligë të Kampionëve.

Egjiptiani u përplas këmbë me këmbë me ‘Los Blancos’ më 8 mars të vitit 2016 derisa ishte duke luajtur në xhiron e 1/16-së të kompeticionit për Roman, transmeton portali arbresh.info.

Real Madridi fitoi ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 4 me 0, por në rast se i shikojmë pjesët më të mira të ndeshjes, Salah do të ndihet me plotë besim para finales së madhe të së shtunës në Kiev.Derisa po luante në krahun e majtë të treshes frontale, ashtu siç pritet të luaj edhe të shtunën, Salah shihet duke shkatërruar mbrojtësit e Madridit.

Duke depërtuar me shpejtësi të dritës, Salah është filmuar duke tejkaluar Sergio Ramosin dhe duke mposhtur Casemiron para se të ndërpritet sulmi.

Një tjetër pamje e shfaq atë duke zbritur nga krahu i djathtë dhe duke mposhtur dy lojtarë./arbresh.info/

Shikoni më poshtë paraqitjen e tij fantastike:

https://twitter.com/BassamLFC/status/992899608299884544

Të ngjashme